Në të gjithë vendin sot janë kryer 19.525 vaksinime antikovid.
Shifra u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se “prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë kryer në total 138.846 vaksinime”.
“19525 jetë më të mbrojtura sot. Nga fillimi i fushatës së vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 138846 vaksinime antikovid në të gjithë vendin. Vaksinimi i qytetarëve në Tiranë, Shkodër, Koplik”, tha Manastirliu.



























