Virusi i ri (COVID-19) që është përhapur në të gjithë botën, sipas ekspertëve ka të ngjarë të vazhdojë të përhapet për të paktën 18 muaj deri në 2 vite – derisa 60% në 70% e popullatës të infektohen, sipas një raporti të publikuar këtë të enjte.
“Ky virus nuk do të ndalet derisa të infektojë 60 deri në 70 të popullatës”, tha Mike Osterholm, i cili drejton Qendrën për Hulumtimin dhe Politikë të Sëmundjeve Infektive (CIDRAP), për CNN.
Osterholm punon që prej 20 vitesh për rreziqet që kanoset nga pandemitë. Ai shkroi këtë raport në bashkëpunim më epidemiologun Marc Lipsitch, i cili është gjithashtu një ekspert i lartë për pandemitë.
Për shkak se Covid-19 është një virus i ri, askush nuk ka imunitet, shtuan më tej ekspertët.
“Pandemia ka të ngjarë të vazhdojë 18 deri në 24 muaj të tjera, pasi imuniteti i tufave zhvillohet gradualisht në popullatën njerëzore”.
Sipas të dhënave më të fundit në faqen “worldometers” tregohet se numri i vdekjeve ka shkuar në 234.140, ndërsa numri i rasteve pozitive me Covid-19 në 3.308.913 dhe numri i të shëruarve në 1.043.000, në të gjithë botën.
SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi me 1.095.304 raste të konfirmuara pozitive dhe mbi 63 mijë vdekje. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 mijë e 515 raste të reja dhe 2 mijë e 40 të vdekur.