Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Sa i përket Qarkut të Elbasanit ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Cërrikut. Në këtë bashki kryeson Partia Socialiste me 8629 vota, ndjekur nga PD me 4322 vota dhe LSI me 1224. Krahasuar me vitin 2017, PS-ja ka marrë rreth 3200 vota më shumë në këto zgjedhje. Ndërkohë që është mbyllur numerimi edhe në KZAZ 45 në bashkinë Belsh.
Kryeson sërisht Partia Socialiste me 5552 duke marrë në këtë mënyrë edhe një tjeter bashki në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë që në Belsh PD ka dal me 3946 dhe LSI 145, shumë poshtë në krahasim me forcën e parë që rezulton PS. Kurse në Bashkinë e Librazhdit rezultati është mbyllur me fitoren e Ps me 9952 vota, PD 5181 vota dhe LSI 790 vota, një fitore e thellë e të majtëve. Duhet theksuar se Elbasani është një qark i rëndësishëm, pasi i çon parlamentit shqiptar plot 14 deputetë.



























