Themeluesja dhe Drejtorja Ekzekutive e Qendrës së Grave për Zhvillim dhe Kulturë në Elbasan, Rudina Collaku, mori pjesë si referuese në Forumin e Stokholmit 2021, në panelin me temë “Të rrënjosura lokalisht, të lidhura rajonalisht: Ndërtimi i partneriteteve midis shoqërisë civile dhe organizatave rajonale për të përshpejtuar Agjendën Gratë, Paqja dhe Siguria”, (Locally rooted, regionally connected: Building partnerships betëeen civil society and regional organizations to accelerate the Ëomen, Peace and Security Agenda”) organizuar në bashkëpunim me ICAN.

Drejtori Collaku foli mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit midis organizatave bazë dhe atyre rajonale në fushën e ndërtimit të paqes, nxitjen e sigurisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe luftimin e ekstremizmit.

Gratë paqendërtuese në të gjithë botën janë ende të përjashtuara nga proceset e paqes që i prekin ato. Ky sesion shqyrtoi rolin thelbësor të aktorëve rajonalë në zbatimin e agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS). Vëmendje të veçantë i kushtoi zgjerimit të hapësirës për angazhim me shoqërinë civile dhe gratë paqendërtuese brenda dhe nëpër rajone.

Referues të tjerë të rëndësishëm në këtë takim ishin edhe Ann Linde, Ministre e Punëve të Jashtme, në Suedi; Helga Maria Schmid, Sekretare e Përgjithshme, në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë; Rosemary DiCarlo, Nënsekretare e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe të Ndërtimit të Paqes, në Kombet e Bashkuara; Siga Fatima Jagne, Komisioner për Çështjet Sociale dhe Gjininë, në ECOWAS dhe Sanam Anderlini, Themelues dhe CEO, në Rrjetin Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile