Radhë kilometrike pas aksidentit masiv te mbikalimi i Saukut, policia jep detaje

Radhë kilometrike janë krijuar pas një aksidenti masiv te mbikalimi i Saukut në Tiranë.

Vargu i makinave është krijuar përgjatë gjithë aksit nga TEG-u deri te mbikalimi, për shkak të devijimit trafikut.

Policia bën me dije se 5 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa vetëm një person ka mbetur i lënduar. Në aksident është përfshirë dhe një kamion.

“Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.