Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit do të vazhdojnë operacionin “Bregdeti Ynë” nga Velipoja deri në Ksamil.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, duke reaguar ndaj arrestimit nga Policia e Shtetit të pronarit të një trualli në Ksamil, i cili kryente ndërtime pa leje, Çuçi u shpreh se “askush s’mund të ndërtojë sipas qejfit, të zaptojë territorin apo të dëmtojë mjedisin”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen Nr. 2, Ksamil, duke ndërtuar një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

“Më pas do të nisë shembja e ndërtimeve pa leje në Zonat e Mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin”- deklaroi Çuçi.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej kësaj të hëne ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.

Sipas IKMT-së operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera.

Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme dhe në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve në këto zona