Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e rizgjedhur të PD-së, Lulzim Basha.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili në një postim në Twitter thekson se në takim me liderin e opozitës Basha, fokusi i diskutimit ishte situata politike në vend dhe integrimi i Shqipërisë në BE.
“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i të PD-së u takova sot me kryetarin e PD-së Lulzim Basha  për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të radhës në procesin e integrimit të Shqipërisë në të Bashkimit Europian”, shprehet Soreca.