ATSH-DPA/ – Shumë dyqane në Austri u rihapën sot nën kushte të rrepta, duke u bërë ndër vendet e para në Europë që lehtësuan kufizimet e koronavirusit pas katër javësh izolimi.
Dyqanet me pakicë, si libraritë dhe butikët, si dhe qendrat e kopshteve dhe dyqanet e pajisjeve, u lejuan të rihapin dyert, me kusht zbatimin e rregullave të rrepta të higjenës.
Ndër të tjera, klientët duhet të përdorin maska për fytyrën dhe karroca pazari për të ruajtur distancën nga njëri-tjetri, duke kufizuar numrin e personave që mund të hyjnë në një dyqan.
Përdorimi i maskave të fytyrës është gjithashtu i detyrueshëm për udhëtimet në transportin publik, ku pasagjerët duhet të respektojnë rregullat e distancës sociale.