Në kuadër të vizitës së tij në Francë, Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një intervistë për televizionin “France24”.
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Rama ndërsa ndau një foto nga studioja e transmetimit të televizionit “France24” me gazetaren e famshme Caroline de Camaret.
“Paris – Me gazetaren e famshme Caroline de Camaret për televizionin FRANCE24”, tha Rama.
Gjatë qëndrimit të tij në Paris, ditën e djeshme Kryeministri Rama zhvilloi një takim në shtëpinë e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, me të cilin, siç tha ai, ka privilegjin të këshillohet për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian.


























