“Ne duhet të vazhdojmë dhe unë besoj fuqimisht ndërkohë që ne jemi duke bërë detyrat e shtëpisë dhe po vazhdojmë me reformat dhe me të gjitha hapat që nevojiten për të arritur atje dhe jo sepse dikush atje na i kërkon por sepse kjo është ajo që duhet të bëjmë për brezat tanë të ardhshëm”, u shpreh sot kryeministri Edi Rama duke folur për rrugëtimin drejt integrimit në BE, në konferencën e “The Economist” që u zhvillua në Athinë.

“Ne duhet të vazhdojmë më tej, brenda rajonit dhe të forcojmë bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal në tërësi. Diçka e rëndësishme ka ndodhur gjatë këtyre viteve dhe ndoshta është i vetmi lajm i mirë që kemi marrë nga jashtë kufijve tanë, që meqë ra fjala janë kufijtë e BE-se, ne jemi të rrethuar nga ata dhe kjo gjë e mirë mban emrin procesi i Berlinit”, theksoi Rama.
“Çfarë mund të bëjmë ne? Duhet të vazhdojmë përpara sepse nuk kemi alternativa të tjera dhe, ne nuk duam të kërkojmë alternativa të tjera”, tha Rama.
“Sidomos këtu në Shqipëri, ne e dimë që demonët ekzistojnë, ne u morëm me ta në të kaluarën dhe e morëm mësimin, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse të kemi vendin tonë në këtë union të paqes dhe sigurisë, dhe kjo është hera e parë në jetën tonë si komb që më në fund ne mund të zgjedhim vetë pasi njerëzve nuk u imponohet një vend ku të tjerët zgjedhin për ne”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “kemi hyrë në një vit të ri të rilidhjes dhe bashkëpunimit mes stafeve tona”.
“Unë kam takuar më shpesh kohët e fundit Zoran Zaev se sa disa ministra. Nga ana tjetër e njëjta gjë me homologët serbë dhe kjo gjë nuk përbën më lajm sepse është një normalitet i ri. Një herë e një kohë takimi im me Aleksandar Vuçiç ishte lajmi më i madh që dikush mund ta imagjinonte për shumë arsye. 6 apo 8 vite ishte vizita a parë e një kreu shteti të Shqipërisë në Beograd, ndërsa tani është normale, kjo është një gjë e mirë, por ne duhet ta shtyjmë përpara këtë proces, prandaj ne si partnerë në rajon, Serbia dhe Maqedonia e Veriut duhet të promovojmë bashkëpunimin dhe jo të përçajmë rajonin, jo të krijojmë diçka që bie ndesh me vizionin e rajonit por thjesht të drejtojmë me vepra të mira dhe të shpjegojmë se pikërisht për këtë kanë nevojë qytetarët tanë, çfarë ne u detyrohemi njerëzve tanë, një jetë pa barriera, pikërisht katër liritë e Europës të zbatuara brenda rajonit tonë që pret të behet pjesë e familjes së madhe europiane dhe këto liri janë tashmë të pranishme”, vijoi Rama.
“E fundit”, theksoi ai, “por jo më pak e rëndësishme, do doja ta mbyllja duke thënë se është me rëndësi të sigurojmë mbështetjen e Greqisë në rajon”.
“Greqia për arsye që dihen nuk ka qenë e pranishme për një periudhë kohe, por tani që është kthyer normaliteti, rritja ekonomike është kthyer, shumë ëndrra dhe shpresa të popullit grek janë kthyer, shpresoj që Greqia do të jetë më e pranishme dhe më aktive në gjithë angazhimet dhe detyrat e rajonit”, theksoi Rama.