Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj (Durraj).

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, vendosi të lërë në fuqi vendimin e datës 4 korrik 2019.

Sipas KLA-së, ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Pas një hetimi në bazë të provave dhe fakteve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 2019 konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj kishte probleme me pasurinë, ky ka qenë edhe kriteri kryesor që KPK vendosi ta shkarkonte nga detyra.

Kryetarja e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Valbona Durraj e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1998. Për më shumë se një dekadë, ajo ka punuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Shkodrës, ndërkohë që në vitin 2013 ajo u dekretua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkodrës.