Biznesi dhe konsumatorët rritën besimin në muajin tetor, për përmirësimin pozitiv të sektorit të industrisë.

Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit të industrisë shënoi rritje me 5.6 pikë përqindje krahasuar me muajin shtator, i ndikuar nga rritja e balancës së prodhimit dhe nga ecuria e përmirësuar në komponentët e kontratave porositëse në total dhe veçanërisht të atyre nga eksportet.

BSH-ja bën të ditur se, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen janë ngadalësuar lehtësisht në muajin tetor.

Ndërsa bizneset e industrisë presin rritje të mëtejshme të çmimeve të prodhimeve të tyre, ndikuar nga inflacioni në tregjet ndërkombëtare.