ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Holandës, Marke Rutte, Kryeministri Rama tha se “kemi folur për momentin ku jemi, e dimë shumë mirë që Holanda, Franca e Gjermania dhe të gjithë janë absolutisht gati për tu ulur si Bashkim Evropian, në konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të nisur formalisht procesin e gjatë të negociata, por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë”.

Kreu i qeverisë theksoi se “e falënderoj mikun tim Marke për kontributin e tij personal në komunikimin me palën bullgare sikundër edhe të tjerët që po bëjnë të gjitha përpjekjet qe ta afrojnë pozicionin e Bullgarisë drejt zgjidhjes, maksimalisht dhe mundësisht ta zgjidhin këtë çështje përpara se të mblidhet Këshilli Evropian në dhjetor”

 

/vijon/k.s/