ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në ambientet e Kuvendit, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith.
Balla u shpreh në një reagim se, “rritja e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit britanik ishte një nga pikat e diskutimit, ku asistimi me ekspertizë në draftimin e legjislacionit apo në procesin e konsultimit me shoqërinë civile dhe grupet e interesit mbetet një prioritet i rëndësishëm”.
“E informova ambasadorin britanik mbi gatishmërinë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të bashkëpunuar me opozitën për reforma me rëndësi si vazhdimi i zbatimit të reformës në drejtësi apo reforma zgjedhore, e cila duhet të hartuar në përputhje me rekomandimet e raporteve ndër vite të OSBE/ODIHR”, tha Balla. /j.p/



























