Në prag të ndërrimit të viteve, Balla dhe kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi ishin në një prej qendrave të kujdesit për të moshuar të vetmuar ose të braktisur nga familjarët e tyre.

Balla tha se “ky është vendi i duhur për të qenë përpara se të mblidhemi në familjet tona për festën e Vitit të Ri”.

Ai vlerësoi angazhimin për të mos lënë asnjë vetëm. “Të gjithë mblidhemi me njerëzit e dashur në natën e ndërrimit të viteve dhe dua t’ju them që ju jeni njerëzit e dashur të këtij qyteti. Shpresoj që 2022 të jetë viti i fitores përfundimtare me armikun e padukshëm, pandeminë COVID-19”, tha ai.

“Në 2022 kemi një angazhim më të madh dhe në buxhetin e Bashkisë Fier për vitin e ardhshëm ka më shumë investime për qendrat rezidenciale. Solidariteti është një vlerë që i përket familjes sonë të madhe politike. Ne vlerësojmë punën e punonjësve social që kujdesen përditë për ju”, tha ai.