Shqipëria përfaqësohet me 14 kompani prodhuese dhe eksportuese në Ballkan dhe Evropë të frutave e perimeve, verës, mjaltit si dhe vajit të ullirit në panairin “Agro Belgrade 2022”.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila njofton se në kryeqytetin e Serbisë, Beograd është duke u mbajtur panairi “Agro Belgrade 2022”, një event i përvitshëm që vizitohet nga shumë qytetarë të Ballkanit dhe të Evropës.
“Shqipëria përfaqësohet me 14 kompani prodhuese dhe eksportuese në Ballkan dhe Evropë të frutave e perimeve, verës, mjaltit si dhe vajit të ullirit. Falë shijes së mirë, cilësisë dhe standardeve që produktet tona plotësojnë, interesi ka ardhur gjithnjë duke u rritur. Tregues domethënës për këtë fakt janë shifrat e eksportit dhe harta e gjerë e vendeve ku ato shiten”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.






































