Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto me momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit.

Rama falënderoi të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit.

“Kush do më shumë nga Shqipëria duhet ta mësojë se duke mos i hedhur plehrat rrugëve, ai e rrit fuqinë zhvilluese të Shqipërisë magjepsëse, falë pastërtisë së saj”, tha Rama.

Kryeministri Rama ndau momente nga pastrimi në Skrapar, Libohovë, Belsh, Durrës, Roskovec, Selenicë dhe Memaliaj.

Plani kombëtar i pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.