ATSH – I. Vata/ Ministri Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot se “vizioni ynë është që Policia e Shtetit të qaset dhe kuptohet si shërbim ndaj qytetarëve, jo thjesht si një forcë represive që zbaton ligjin për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike”.

Çuçi thekson se reformat që kemi ndërmarrë ka rritur cilësisht punën e Policisë së Shtetit

“Programet që kemi adaptuar, reformat që kemi ndërmarrë dhe ripërtërimi i vazhdueshëm i moshës së efektivëve që shërbejnë në këtë trupë ka rritur cilësisht punën e Policisë së Shtetit. Kemi ende shumë për të bërë për ta modernizuar më tej këtë organizatë përmes inovacionit dhe teknologjisë në mënyrë që të jemi në çdo rast shumë më përpara atyre që shkelin ligjin”, shprehet ai.