ATSH/ Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot vizitën disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si përmbajtësisht të pasur dhe kombëtarisht të dobishme, ndërsa theksoi se vlerësimet për Shqipërinë ishin kudo shumë pozitive.

“Vizita në Shtetet e Bashkuara ishte përmbajtësisht e pasur dhe kombëtarisht e dobishme, vlerësimet për Shqipërinë ishin kudo shumë pozitive, ndërsa mikpritja ishte thjesht e shkëlqyer”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua në Departamentin e Shtetit me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork si dhe zyrtarë të tjerë të lartë. /j.p/