Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh se “mirëpresim të punojmë së bashku, duke thelluar më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”.

“Takim i frytshëm me ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të Kosovës, Donika Gervalla dhe të Bosnjë Herzegovinës, BiseraTurkovic, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Diskutim konstruktiv mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit”, tha ajo./m.m/