Kryeministri italian Mario Draghi ka mbështetur planin e BE-së për emetimin e përbashkët të bonove për të financuar shpenzimet e energjisë dhe të mbrojtjes, ndërsa blloku përballet me pasojat e luftës në Ukrainë.

“Italia dhe Franca kanë rënë plotësisht dakord në këtë front”, tha sot Draghi para një samiti joformal të liderëve të BE-së në Versajë, duke shtuar se kjo temë do të diskutohej në takim.

Vende si Gjermania dhe Holanda nuk e konsiderojnë të nevojshëm planin për momentin, duke argumentuar se së pari duhet të përdoret paketa e ndihmës së bllokut për koronavirusin.