ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në vijim të vizitës zyrtare në Greqi, zhvilloi sot një takim me ministrin e Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis.
Balla theksoi se një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet mes dy vendeve mbetet bashkëpunimi ekonomik si dhe bashkëpunimi i Dhomave të Tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe turizmit.
“Është momenti që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona. Të dyja vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si në bashkëpunimin e dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe sidomos turizmit”, tha Balla.
Sipas tij, “BE ka shumë projekte për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të dyja vendet duhet të jenë vigjilentë për t’i shfrytëzuar këto projekte si në fushën e energjisë, interkonjeksionit etj.



























