Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi sot Perëndimin se po kërkon pretekste të reja për vendosjen e sanksioneve ndaj vendit të tij.
“Politika e Perëndimit për të ushtruar presion ekonomik ndaj Rusisë nuk do të braktiset”, tha kreu i Kremlinit, duke argumentuar se Rusia duhej ta merrte parasysh këtë në funksion të zhvillimit të ekonomisë së saj.
Putin tha se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë ishin përgatitur të gjitha paraprakisht dhe do të ishin zbatuar “në çdo rast”, duke sugjeruar se lufta në Ukrainë kishte qenë thjesht një pretekst.
Duke sinjalizuar se Rusia nuk do të sakrifikonte kurrë interesat e saj kombëtare dhe vlerat tradicionale, Putin tha se Rusia nuk do të bëhej një “vend i mbyllur”, por nuk do të kishte më bashkëpunim me kompanitë perëndimore në të ardhmen e afërt.



























