Sheshi i Helsinkit është mbushur me dhjetëra këpucë fëmijësh kushtuar viktimave të luftës në Ukrainë.

Ky inctalacion i kushtohet viktimave të Mariupolit, një prej zonave më të goditura nga rusët.

Është e paqartë saktësisht se sa fëmijë janë vrarë në qytetin port, pasi komunikimet me Mariupolin janë tepër të vështira.

Megjithatë, vlerësimet e fundit nga zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 136 fëmijë janë vrarë në vend deri më tani.