Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u kujtoi aleatëve të tij perëndimorë se ndihma e tyre ishte e nevojshme për të shmangur pushtimin e Rusisë.

Zelensky tha se një pjesë e problemit ishte se Evropa dukej e pavullnetshme për të ushtruar një presion më të madh ndaj Rusisë, pavarësisht provave në rritje të krimeve të luftës ruse pas tërheqjes së forcave të saj drejt kufirit lindor të vendit.

“Lufta në Ukrainë ngre një pyetje strategjike për Evropën”, tha Zelensky gjatë një fjalimi në parlamentin lituanez.

“A janë ende të gjalla vlerat që u bënë baza e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore? Apo vlerat e kanë luajtur tashmë rolin e tyre dhe mund të shërbejnë më së shumti si ekspozita në muze për turistët?” tha Zelensky.

Zelensky akuzoi gjithashtu trupat ruse për deportimin e qindra mijëra ukrainasve në Rusi për t’iu mbyllur gojën përballë krimeve të luftës të kryera nga ushtarët rusë.

“Ata i çojnë në kampe speciale. U marrin dokumentet, i marrin në pyetje, i poshtërojnë. Nuk dihet se sa mund të vrasin”, tha ai.