Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi sot ambulancën e qendrës shëndetësore nr. 1 në Elbasan, e cila do të jetë shumë shpejt në shërbim të qytetarëve me standardet më të mira.

Manastirliu ndau në rrjetet sociale një foto me stafin e ambulancës së qendrës shëndetësore nr. 1 në Elbasan.

Ministrja theksoi se, gjatë këtij viti do të rindërtohen edhe 60 qendra të tjera shëndetësore nga veriu në jug, duke e çuar në 400 numrin e qendrave të rehabilituara nga fillimi i këtij programi.

Më herët sot, Ministrja Manastriliu ishte në spitalin Rajonal të Elbasanit, ku investimet e reja në shërbimin e Okulistikës i sigurojnë të moshuarve ndërhyrjet në sy dhe lentet falas.