Trajneri i Kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini ka uruar shqiptarët me rastin e shpalljes të Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sportit për vitin 2023.
Përmes një video mesazhi, të postuar në Twitter nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, Mancini shprehet “Përshëndetje Tirana. Eshtë bukur të jesh Kryqyteti Europian i Sportit. Bravo dhe Suksese. Të dua Tirana shprehet Mancini”.
Propozimi i Bashkisë Tiranë, i cili u përgatit në bashkëpunim me përfaqësues të sportit, federatave sportive dhe Komitetit Olimpik Shqiptar, titullohet “SPRINTirana – Sport as a Promoter of Resilience, Inclusiveness, Nature and Transformation” (Sporti si Promovues i Qëndrueshmërisë, Gjithëpërfshirjes, Natyrës dhe Transformimit).
Synimi i i këtij titulli është prezantimi i një programi ambicioz aktivitetesh, si dhe përdorimi i sportit si një mjet për të përmirësuar jetesën e fëmijëve, të rinjve, moshën e tretë dhe komunitetet në përgjithësi, si dhe një mekanizëm për të rritur nivelin e gjithëpërfshirjes së shtresave të cenueshme, personave me aftësi ndryshe, minoriteteve, me synimin final për të transformuar shoqërinë.
Marrja e këtij titulli synon rritjen e imazhit që Kryeqyteti ka në rajon e më gjerë në vazhdën e reputacionit që Tirana ka fituar edhe në kuadër të titullit “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.
Disa nga qytetet që e kanë marrë këtë titull:
Titulli “Qyteti Europian i Sportit 2023” jepet për qytete të ndryshme europiane nga institucioni ACES EUROPE, i afiliuar pranë Komisionit Europian në Bruksel.
Getafe e Bilbao (Spanjë), Firence e Siena (Itali), Leuven (Belgjikë), Rovaniemi (Finlandë), Setubal e Braga (Portugali), Nice e Pau (Francë), Tiburg (Hollandë), Insbruk (Austri) etj.

























