Kryeministri Edi Rama u shpreh sot krenarë që falë investimeve në spitale mjekët po bëjnë mrekulli në shpëtimin e jetëve njerëzore.
Rama solli sot shembullin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Korçës, të cilët realizuan një ndërhyrje delikate që zgjati 4 orë, mastektomi radiale e modifikuar.
“Krenarë që falë investimeve në spitale po nxjerrim më të mirën e mjekëve tanë, të cilët me aparaturat e duhura dhe pa dyshim aftësinë e tyre profesionale po bëjnë mrekulli në shpëtimin e jetëve njerëzore”, u shpreh Rama.
“Për herë të parë në Spitalin Rajonal të Korçës ekipi i mjekëve i drejtuar nga dr.Klevis Shella, dr.Stefan Faber, dr.Bashkim Ibi, dr.Tomi Punemira dhe dr. Marjeta Agolli, realizuan një ndërhyrje delikate që zgjati 4 orë, mastektomi radiale e modifikuar”, theksoi kreu i qeverisë.



























