ATSH/Zëvendëskryeministrja BelindaBalluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë deklaroi sot se hetimi në SHBA për ish-zyrtarin e FBI-së nuk ka të bëjë as me shtetin shqiptar as me qeverinë dhe as me
“Çështja po hetohet në SHBA. Ju kërkoni drejtësi, por se nuk e lini drejtësinë të bëj punën e saj. Mirë SPAK-un që e mësonit si të bëjë drejtësi, por tani keni kaluar edhe oqeanin dhe po kërkoni që edhe amerikanëve t’u mësoni se si duhet të bëjnë procesin e drejtësisë“, tha Balluku.
Gjithë zhurmën Balluku e cilësoi një përpjekje të dëshpëruar nga ana e opozitës për kapital.
“Kjo është një përpjekje e dëshpëruar nga ana e non gratave apo zëvendësve të saj për të tërhequr vëmendjen nga një çështje tjetër. Po mundoheni t’i jepni pak kapital nesër, por u pa herët e fundit se sa kapital politik nxirrni ju tashmë nga protesta. Protestat, që PD i ka pasur instrumentin e saj për të mbledhur ata njerëz që humbnin diku. Edhe këtë kapital e keni humbur”, iu drejtua ajo opozitës.
Ajo deklaroi se opozita e ngriti këtë çështje për të mbuluar historinë e një partie që e shkatërruat dhe sot nuk dini ku keni as kokën dhe as këmbët.
“Ndërkohë shqiptarët e kanë të qartë se kush është kufoma politike, kush u ngrit nga varri për të folur nga foltorja”, tha Balluku.



























