Drejtoresha e përgjithshme për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore në Komisionin Evropian, Sandra Gallina mori pjesë sot në Kongresin e Shëndetësisë të mbajtur në Tiranë.
Gallina theksoi se,” politika e BE-së për shëndetin shkon përtej kufijve të brendshëm të BE-së”.
“Sot, ne ishim atje për të shprehur mbështetjen tonë për një sistem shëndetësor më të mirë në Shqipëri”, theksoi ajo.
Ndërsa i Ngarkuari me Punë i BE në Tiranë, Alexis Hupin, theksoi mbështetjen gjatë pandemisë.
“Përveç vaksinave, Bashkimi Evropian dhuroi pajisje mjekësore shumë të specializuara me vlerë €4.2 milionë”, tha Hupin.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në ndërtimin e një sistemi shëndetësor më të fortë, për të ofruar shëndet më të mirë për të gjithë qytetarët e saj”, u shpreh ai.



























