Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) Zurab Pololikashvili vizitoi sot stendën shqiptare në panairin më të madh të turizmit në Botë, ITB Berlin.

Sekretari Pololikashvili u takua me Kryeministrin Edi Rama, si dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Takim i rëndësishëm në stendën tonë në ITB Berlin me Kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO), Zurab Pololikashvili për prioritetet e Shqipërisë turistike dhe organizimin e përbashkët të Forumit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë”, bëri të ditur Kumbaro.

Sipas saj, UNWTO për vitin 2022 e renditi Shqipërinë në krye të klasifikimit botëror për rikuperimin e shpejtë të vizitorëve të huaj pas pandemisë. Kjo renditje sipas saj, është një promovim i shkëlqyer në industrinë e turizmit.