Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në Vorë.

Në njoftimin zyrtar raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, te mbikalimi në Vorë. Makina e llojit “Peugeot” që drejtohej nga një 25-vjeçar me inicialet L.B., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë mbetur të plagosur. Ata ndodhen në gjendje të rëndë në spital dhe po marrin mjekimin e nevojshëm./dita