“E vrava se nuk më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë. Më fyenin vazhdimisht, madje më tha edhe kollovar!”, mësohet të ketë thënë në polici autori.
Autori nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe është shfaqur i bindur se ka bërë gjënë e duhur. Ndërkohë po bëhen analizat e gjakut që janë gjetur në trupin e autorit dhe gjakut në sëpatë. Në fshatin Kusarth, 44-vjeçarja Alma Qevani u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç. Viktima është 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së Tefik Tashit. 58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak dhe po ecte me vrap. Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.



























