Me mitingjet e kryeministrit grek njëkohësisht lider i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis në Athinë dhe rivalit të tij kryesor udhëheqësit të Syrizës Aleksis Tsipras në Patra, është mbyllur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 21 Majit në vend.

Konservatorët e Mitsotakis kërkojnë një mandat të dytë duke pretenduar se kanë sjellë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, ulje taksash, reduktim të papunësisë dhe rregulla më të ashpra të emigracionit, duke përforcuar njëkohësisht arsenalin ushtarak.

“Le të biem dakord këtu që mesazhi i parë i kutisë së votimit duhet të jetë një mesazh stabiliteti dhe i një qeverisjeje të fortë, sinjal se kombi do të ketë një dorë të fortë dhe me përvojë që do të mbajë timonin e e tij.”- tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Tch