Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

I përfshirë në operacion është edhe antiterrori.

Burime policore bëjnë me dije se urdhri i kontrolleve është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe për parandalimin e sulmeve kibernetike.

Shumë nga banorët e kampit janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje dhe po kthehen sërish në kamp.

Top Channel