Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gramshit. Babai me 2 djemtë e tij të mitur si dhe kushëriri i tyre kanë mbetur të mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Konkretisht dyshohet se Arben Zogu, rreth 46 vjeç, Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre Melis Zogu, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Palombarët e Renas, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre nga liqeni. Sipas policisë grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

‘Gramsh/informacion paraprak

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në  Liqenin e Hidrocentralit  të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë,  grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi  M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas  për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin  dhe dokumentimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Vetëm pak ditë më parë, një tragjedi e ngjashme ndodhi në plazhin e Vilëbashtovë në Rrogozhinë, ku Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë e tij 13 dhe 15 vjeç nuk kanë arritën të dalin nga deti si pasojë e rrymave të forta detare.