Që prej mesnatës vijon numërimi i votave në Rrogozhinë, teksa kanë mbetur edhe 8 kuti për tu numëruar.

Rezultati i fundit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i përditësuar në orën 8:55, raporton se janë numëruar 46 kuti nga 54 gjithsej, ku në rezultat prin Edison Memolla i PS.

Memolla kryeson bindshëm me një diferencë prej 1113 votash.

Edison Memolla PS ka 5249 vota (55.93%)

Shkelqim Hoxha BF 4136 vota (44.06)

Votimi i të dielës u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit ndërsa mbarëvajtja e procesit ishte e qetë, pa incidente.

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendos të ripërsëriteshin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 Majit u shpall i pavlefshëm.

Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100. Ndryshe nga 14 maji, të burgosurit nuk u lejuan të votojnë dje për shkak të afateve kohore.

Kandidatët në garë ishin po të njëjtët si në 14 maj, Edison Memollaj nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Top Channel