Shumë vende të BE-së pritet të hapin kufijtë dhe lehtësojnë kufizimet për Coronën. Por mungesa e rregullave të përbashkëta përbën ende një sfidë për turistët.
A do të ketë së shpejti zbarkim turistësh në Evropë?
Kufijtë i mbyllën edhe mjaft shtete të tjera evropiane. Dhe ata edhe shumë prej tyre po i heqin kufizimet. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha pak ditë më parë në RAI: “Ne po angazhohemi të gjithë që të arrijmë që më 15 qershor të mund të rihapen kufijtë në Evropë.” Për turizmin kjo datë mund të kthehet në një lloj “Dite evropiane të zbarkimit të turistëve”.
Por fatkeqësisht edhe pak javë para pushimeve të verës, nuk duket se qarkullimi i lirë në Evropë do të rikthehet në normalitetin e dikurshëm, sepse masat shëndetësore në vende të ndryshme janë mjaft larg njëra-tjetrës. Për shembull jo kudo vlen detyrimi për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës minimale midis njerëzve. Po ashtu edhe kriteret për një shtrëngim të mundshëm të masave të rast se shtohet numri i të infektuarve nuk janë të njëjta.
Rregulla tejet të ndryshme
Sa të ndryshme janë për momentin rregullat tregon rasti i Italisë, që kishte një nga numrat më të lartë të infeksionit në botë në raport me popullsinë. Italia shpalli se nga 3 qershori qytetarët e BE-së mund të hyjnë përsëri në vend pa pasur nevojë të kalojnë në karantinë. Por nga ana tjetër rajone të ndryshme të Italisë janë preken shumë ndryshe nga Corona dhe ende midis tyre nuk ka liri lëvizjeje. Dhe mbi të gjitha është e pasigurt nëse vendet fqinje të Italisë do t’i hapin gjithashtu kufijntë. Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober tha në një intervistë: “Unë jam përkrahës i madh i lirisë së udhëtimit, por prapë duhet të jemi të kujdesshëm me Italinë”. Zvicra gjithashtu u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë për në Itali dhe për momentin vazhdon ta mbajë kufirin të mbyllur.
Pra për momentin situata në Evropë është e paqartë dhe disa vende si Italia mund t’i hapin kufijtë e tyre, por pala tjetër jo. Kjo do të thotë që austriakët ose gjermanët lejohen në hyjnë Itali, kurse italianët nuk lejohen të hyjnë në Austri dhe Gjermani. Dhe Italia vështirë se do ta pranonte këtë situatë në plan afatgjatë.
Shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit paralajmërojnë
Shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit po paralajmërojnë ndërkohë për rreziqet shëndetësore dhe po ankohen për situatën e paqartë për shkak të standardeve të ndryshme në BE. “Rregullat e higjienës duhet të jenë sa më uniforme të jetë e mundur në të gjithë Evropën,” thotë Klaus Müller, anëtar i bordit të Shoqatës Federale të Qendrave të Mbrojtjes së Konsumatorëve. Përveç kësaj, njerëzit që u përkasin grupeve me rrezik të lartë “duhet të vazhdojnë të përjashtohen prej udhëtimeve për sa kohë nuk ka një vaksinë efektive dhe të besueshme”.
Top Channel