Kryetari i Bashkisë së Elbasanit,Gledian Llatja, ka zhvilluar një takim të veçantë me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams. Në një postim në rrjete sociale, Llatja vlerëson mbështetjen që kryebashkiaku Adams i jep komunitetit shqiptar atje.

” New York – me zotin e shtëpisë kryebashkiakun Mayor Eric Adams pas samitit më të rëndësishëm për qeverisjen lokale ku 70 kryetarë të bashkive nga mbarë globi mblidhen nga #StrongCitiesNetwork në ? për të promovuar iniciativat dhe politikat e tyre të mira por dhe për të diskutuat mbi sfidat aktuale për të modernizuar qytetet tona ??❤️ ??”thekson Llatja.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë si i ftuar në samitin “Strong Cities” në Nju Jork, për të folur mbi zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë edhe menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.

Edlira XHERRI