Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 

 

Rreth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, mjeti me drejtues shtetasin 24-vjeçarin me iniciale E. I., banues në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, ka përplasur për vdekje këmbësorin 77-vjeçar me iniciale M. P., banues në Omaraj të Malësisë së Madhe.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel