Një lokali në Kamëz i është vënë tritol në orët e para të mëngjesit.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Donald Trump”, rreth orës 04:25 dhe nuk ka asnjë të lënduar.

 

Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur në ambientet e jashtme të lokalit, i cili ishte marrë me qira nga një 24-vjeçar Oltjon Muçaj.

 

 

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

 

Top Channel