Në periudhën janar-shtator 4 996 239 vizita dhe konsulta online u kryen nga mjekët e familjes në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

 

Të dhënat u bënë publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

 

FSDKSH bën të ditur se “po gjatë kësaj periudhe 658 968 vizita janë kryera nga mjekët specialistë të qendrave shëndetësore të specialiteteve dhe 5 579 685 vizita janë kryer nga qendrat shëndetësore të kujdesit parësor”.

 

Sipas FSDKSH, mjeku i familjes është hallka e parë në sistemin e referimit që si njohësi më i mirë i shëndetit, ndihmon qytetarët të marrin shërbimin që iu duhet.

 

“Punojmë çdo ditë për një shërbim shëndetësor sipas standardeve bashkëkohore drejt mbulimit shëndetësor universal”, shprehet FSDKSH.

 

Që prej 2020-ës me fillimin e pandemisë COVID-19, çdo pacient mund të komunikojë online me mjekun e familjes.atsh