Udhëheqësit evropianë ranë dakord të hapnin bisedimet e anëtarësimit në BE me Ukrainën, në një lëvizje të përshëndetur si një fitore nga presidenti i vendit Volodymyr Zelensky, por paketa e ndihmës për Kievin u bllokua nga Hungaria.

 

 

Lajmi u mirëprit menjëherë nga udhëheqësi ukrainas, populli i të cilit po lufton me një pushtim shkatërrues rus që nga shkurti i vitit 2022.

 

“Kjo është një fitore për Ukrainën. Një fitore për të gjithë Evropën. Një fitore që motivon, frymëzon dhe forcon Historia është bërë nga ata që nuk lodhen duke luftuar për liri,” postoi Zelensky në X pas njoftimit.

 

 

Megjithatë, liderët evropianë nuk arritën të nënshkruanin paketën financiare prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, pasi Hungaria ishte vendi i vetëm që shprehu kundërshtimin, sipas kryeministrit holandez Mark Rutte.

 

Rutte tha se nga 27 vende anëtare të BE-së, 26 ranë dakord për financimin e Ukrainës, por se “Viktor Orban i Hungarisë, nuk është ende në gjendje ta bëjë këtë. Shpresoj vitin e ardhshëm.”tch