keq, dhe ajo sapo kuptoi më të keqen – këtë mëngjes ajo po priste në VMA (spitalin në Beograd), që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ‘nën mbrojtjen e sherbimit ushtarak’ dhe atë informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja nuk mund të lëvizë, gjithçka duket sikur është helmuar”, pohon Klara Sanduloviç.

 

Vajza e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, për shkak të gjithë situatës u largua urgjentisht nga Spliti, ku kishte ardhur për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e saj, për t’u kthyer në Beograd për të ndihmuar të atin.

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i palës kosovare për rastin. Dimal Basha nga Vetëvendosje akuzon Serbinë për orkestrimin e sulmeve terroriste ndaj Kosovës. “Serbia na vret dhe rrëmben policë, vjedh zgjedhje, i bën favore Rusisë”, theksoi Basha.tch