Rrymat e ngrohta subtropikale po avancojnë drejt pellgut të Mesdheut, ku presim rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E martë, 16 janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira, reshje shiu me stuhi në orët e para të mëngjesit. Gjatë ditës reshjet do të humbasin intensitet, në mbrëmje do të kemi kthjellime. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 3/10°C
Zonat e ulëta 8/17°C
Zonat bregdetare 10/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 16 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe reshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 1°C në mëngjes deri në 2°C – 5°C gradë Celsius në mesditë.
E mërkurë, 17 janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar në zonën veriore, më pak reshje në juglindje dhe verilindje. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10–20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 4/12°C
Zonat e ulëta 8/18°C
Zonat bregdetare 10/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/



























