Ministria e Brendshme, Taulant Balla deklaroi të enjten se policia po shikon mundësinë e hartimit të një ligji për tu përballur me fenomenet negative që shfaqen nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale.

 

Balla, pasi mbylli analizën vjetore të Policisë së Elbasanit, në një prononcim për mediat, vuri theksin tek rëndësia e adresimit të problematikave të shfaqura nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale.

 

Sipas tij, ministria e Brendshme po forcon bashkëpunimin me Prokurorinë në luftën ndaj krimit kibernetik.

 

“Ne kemi një njësit të posaçme brenda Policisë së Shtetit. Sot me Prokurorinë e Përgjithshëm kemi diskutuar për të bashkuar forcat për në funksion të hetimit të krimit kibernetik. Ai po shfaqet në shumë forma dhe një nga format më shqetësuese është bulizmin në rrjetet sociale jo vetëm ndaj të miturve, por ndaj të gjithë shoqërisë. Për këtë qëllim do të rrisim komunikimin tonë si Policisë së Shtetit me shkollat dhe shoqërinë dhe koordinim me prokurorinë, që të bllokojmë çdo lloj faqe në rrjetet sociale”, tha Balla.

 

Kreu i ministrisë së Brendëshme bëri të ditur se ndërkohë po hulumtohet përgatitja e një ligji të posaçëm për të rregulluar këtë problematikë të shfaqur dhe që është reklamuar nga publiku.

 

“Rasti i Durrësit, që nisi si bulizëm, por u zgjeruar në të tjera drejtime, është një rast që nënkupton se ne duhet të përmirësojmë kuadrin ligjor për t’u përballur me këtë fenomen”, shtoi Balla.rtsh