Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër.
Për pasojë është arrestuar një 20-vjeçar, i cili qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar, i armatosur me armë zjarri me kallashnikov, i pajisur me doreza dhe një bidon 20 litra me benzinë.
Gjatë operacionit policor “Inteligjenca”, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër e municion luftarak, dhe një bidon me lëndë djegëse benzinë dhe një palë doreza.
“Dibër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Inteligjenca”.
Falë inteligjencës policore Policia e Dibrës parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale.
Qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar, i armatosur me armë zjarri me kallashnikov, i pajisur me doreza dhe një bidon 20 litra me benzinë, falë inteligjencës policore lokalizohet dhe arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe i armatosur, dhe dyshohej se do kryente një ngjarje të rëndë kriminale, menjëherë organizuan punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e personit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Inteligjenca” shërbimet operacionale dhe patrullat e Përgjithshme kanë ndaluar automjetin dyshuar tip “Benz”, me targa të huaja që drejtohej nga 20-vjeçari shtetasi L.D., banues në fshatin Brezhdan, Dibër.tch



























