India dhe Kina kanë rënë dakord të zgjidhin në mënyrë paqësore qëndrimin e trupave të tyre në kufijtë në Himalaja, njoftoi Ministria e Jashtme e Indisë, një ditë pasi fqinjët zhvilluan bisedime ushtarake të nivelit të lartë.
Të shtunën komandantët indianë dhe kinezë zhvilluan diskutime lidhur me Moldon, në anën kineze dhe Chushul-in në anën indiane.
“Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të përzemërt dhe pozitive”, njoftoi Ministria e Jashtme e Indisë.
Sipas ministrisë, të dyja palët ranë dakord për të zgjidhur në mënyrë paqësore situatën në zonat kufitare, në përputhje me marrëveshje të ndryshme dypalëshe dhe duke marrë në konsideratë marrëveshjen që paqja dhe qetësia në rajonet kufitare Indi-Kinë është thelbësore për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale