Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar në aksin Lushnjë-Fiershegan, pranë fshatit Barbullinjë.

 

 

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasja Hatie Topi, e cila teksa ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në punë, është përplasur nga një automjet tip “Audi”.

 

Drejtuesi i mjetit është vetë dorëzuar në komisariatin e Lushnjës. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia.

 

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Njoftimi:

 

Lushnjë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Top Channel