Maturantët janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit për të protestuar në lidhje me provimet e Maturës Shtetërore. Disa ditë më parë, ata zhvilluan provimin e Gjuhës së Huaj, ndërsa dje atë të Gjuhës Shqipe. Ata theksojnë se ndryshe nga sa u tha, testi i Gjuhës Shqipe kishte pyetje jashtë programit dhe se ishte shumë i vështirë. Edhe pse vendi është në kohë pandemie dhe grumbullimet nuk lejohen, sërish maturantët kanë protestuar pa u kudesur shumë për pjesën e masave.

Nuk dihet sesi do të vijojë protesta e tyre, pasi edhe në qytete të tjera të vendit ka pasur grumbullime.